Kandilat e Bajramit
0

Kandilat e Bajramit 2017

Shoqata Kulturore “Vizioni M”, edhe këtë vit realizoi manifestimin tradicional ”Kandilat e Bajramit”. Treni i Bajramit kaloi nëpër lagjet e…

Another brick in the wall

Historiku

Shoqata Kulturore “Vizioni M”, është themeluar në vitin 1998 në Shkup nga studentë, entuziastë të cilët të pakënaqur me rrethanat e atëhershme shoqërore dhe nevoja për të ndryshuar këtë fat në një të ardhme më të ndritur, takoheshin në Shatërvanin e Xhamisë së “Mustafë Pashës”. Korniza ideore, që u formulua para më shumë së 15 viteve dhe që akoma frymon në gjithë anëtarët e shoqatës ishte kjo:

  • Vizion autokton për një të ardhme më të mirë kolektive dhe me dinjitet.
  • Ndërtimi i një të riu, personaliteti ku vetëdija kombëtare dhe fetare do të ishin elemente ndërvepruese dhe jo-përjashtuese.
  • Krijimi i gjeneratave intelektualësh pa bagazhin e paragjykimeve të së kaluarës dhe të gatshëm për t’u integruar në sfidat shkencore, arsimore e edukative që vijnë bashkë me rrjedhat bashkëkohore.