Me datë 11,02,2017 ne lokalin e shoqatës Vizioni M në Shkup planifikohet të realizohet prezantim i International Balkan University për maturantët pranë shoqatës sonë si dhe shoqërinë e tyre. Për prezantimin janë njoftuar maturantët, si dhe janë kontaktuar profesorë në shkolla të mesme gjithashtu njoftimi është shpërndarë në rrjete sociale.
Në prezantim ishin të pranishëm diku 20 maturantë të cilët ndogjën ligjërimin nga ana e prodekanit të Univerzitetit Ndërkombëtarë Ballkanik z. Shener Bilall i cili shpjegoi drejtimet, kushtet për të studiuar në këtë univerzitet. z. Sheneri më së tëpërti u përqendrua në pjesën e bursave të ofron ky universitet si një mundësi e mirë për studentët e ardhshëm ta vazhdojnë shkollimin po në këtë univerzitet. Maturantët patën mundësin të marrin përgjigje për gjitha dilemat që i kanë në lidhje me atë për ta vazhduar shkollimin në këtë univezitet