Gjak për jetë

0

Shoqata Kulturore“Vizioni M” në bashkëpunim  Shoqatën Qytetare per Kulture dhe Edukim Shëndetësor ProVita  për vitin e tretë me rradhë organizuan aksionin për dhurimin e gjakut nën moton “Gjak për jetë”. Ky aksion u zhvillua më 24 mars 2016 në ambientët e shoqatës në Tetovë.

Qëllimi i këtij organizimi, tashmë tradicional është ngritja e vetëdijes shëndetësore të popullatës dhe ofrimi i ndihmës për gjithë ata që kanë nevojë për gjak.

E veçanta e këtij aksioni ishin dhuruesit nga Kosova, Presheva dhe nga qytete të ndryshme të Maqedonisë.

Gjatë këtij aksioni u grumbulluan rreth 35 njësi gjaku dhe për dallim nga vitet e kaluara interesimi ishte më i madh për të dhuruar gjak.

Nga reparti i transfuziologjisë në Tetovë u shprehën të kënaqur nga ky aksion me shpresë se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe viteve tjera.

DSC_0048_renamed_21485 - Copy DSC_0016_renamed_1432 - Copy DSC_0001 - Copy

Share.