Siç është bërë traditë edhe sivjet u realizua për së treti herë projekti Another Brick in the Wall, projekt i cili ka të bëjë me mangësitë në sistemin shkollor në përgjithësi. Këtë vit subjekti i projektit ishte Nota, do të thotë mënyrat jo legjitime me të cilat arihet deri tek nota.
Motoja e projektit ishte Nota Ime, Nderi Im!
Për projektin Another Brick in the Wall paraprakisht u organizua fushatë nëpër rjete sociale me video dhe foto të cilat përmbanin porosit të ndryshme për at se si arrihet në mënyrë jolegjitime deri tek nota.
Ditën e 7 Marsit (e martë) në Tetovë në Sallën e shkollës së mesme Nikolla Shtejn u organizua aktivititeti final i projektit/].
Aktiviteti në Tetovë përfshiu fjalim nga një studentë mbi mënyrat e diskriminimit gjatë notimit, pas asaj pasoi Stand Up nga aktori Burhan Amiti dhe në fund nga ana e disa nxënësve dhe studentëve u realizua një shfaqje ku mesazhi i saj ishte se ata përfundimisht kanë dëshirë dhe vullnet që ky lloj sistemi i notimit të përfundoj.