Realizimi praktik i tapiserisë – Kumanovë

0

Realizimi praktik i tapiserisë ka filluar me datë 01 Shkurt 2017 dhe vazhdon ende. Ky aktivitet mbahet çdo javë në lokalet e shoqatës Vizioni M – Kumanovë.

Aktiviteti përfshin realizimin e tapiserisë, si dhe përgatitjen e kurorave për fëmijë që do të përdoren për t’ju shpërndarë fëmijëve gjatë aktivitetit të ardhshëm-“Shpërndarja e hurmave”, që do të realizohet në prag të muajit të Ramazanit.

– Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit për realizimin praktitk të tapiserisë.

– Në aktivitet merr pjesë edhe profesoresha e artit Albina Abdyli, e cila na dha trajnimin praktik rreth realizimit të tapiserisë.

– Përsa i përket trajnimit praktik, prioritet ishte të garantojë që të trajnuarit të arrijnë të mësojnë dhe të realizojnë tapiserinë.

– Inkurajimi i përfshirjes së përfaqësuesve në punën praktike.

Screenshot003Screenshot Screenshot001 Screenshot002

Share.