Kandilat e Bajramit 2017

0

Shoqata Kulturore “Vizioni M”, edhe këtë vit realizoi manifestimin tradicional ”Kandilat e Bajramit”. Treni i Bajramit kaloi nëpër lagjet e Çairit për të përcjellë së bashku muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe për të mirëpritur me hare festën e madhe të Fitër Bajramit, destinacioni i fundit i trenit të Bajramit ishte sheshi para xhamisë Murat Pashë ku edhe u organizua hepeningu për fëmijë “Fidanët e Bajramit”
Në ndërkohë për vizitorët e Çarshisë nga ana e shoqatës edukative Parimi u realizua Ekspozita Stringël (Bizhuteri) dhe Art. Në fund të këtij manifestimi për fëmijët e pranishëm u shpërnda nga një pako bajrami të përgaditur enkas për ta.
Përkrahës kryesor i këtij organizimi edhe këtë vit ishte Qyteti i Shkupit, si dhe kompanitë private Aldako, Kanan, Okeankom Trejd, Orbiko dhe A-Invest.
Vizioni M ua uron të gjithëve festën e Fitër Bajramit, me shpresë që të takohemi kështu së bashku edhe bajrameve tjera!

19250474_1592387757460499_106933713351474646_o 19250492_1592386360793972_4756023083813022749_o (1)19264411_1592388447460430_8422801803358948596_o 19401967_1592472400785368_3660472949784551555_o 19402177_1592389627460312_2611578497318343781_o 19417136_1592472104118731_4457343187146873778_o 19417282_1592390274126914_7411794609454540232_o 19417420_1592389224127019_6962518901898356276_o 19441799_1592390047460270_8920138583585549852_o 19466282_1592390794126862_1987197637696611165_o 19466397_1592389317460343_6346382849625616261_o 19466588_1592471804118761_648870723907534843_o 19477428_1592390227460252_8873476822010951445_o

Share.