Me datë 17.02.2018 në lokalin e Shoqatës Kulturore “Vizioni M” në Shkup u realizua prezantimi i “International Balkan University”. Për këtë prezantim janë njoftuar maturantët, si dhe janë kontaktuar profesorë në shkolla të mesme gjithashtu njoftimi është shpërndarë në rrjete sociale.
Në prezantim ishin të pranishëm diku 25 maturantë të cilët ndogjën ligjërimin nga ana e Koordinatorit për Prezantim të Univerzitetit Ndërkombëtarë Ballkanik, Bujar Muça i cili shpjegoi drejtimet, kushtet për të studiuar në këtë univerzitet. z. Muça më së tëpërti u përqendrua në pjesën e bursave që ofron ky universitet si një mundësi e mirë për studentët e ardhshëm ta vazhdojnë shkollimin po në këtë univerzitet. Gjithashtu ishte prezent në sqarim, Kryetari i Unionit Studentor pranë IBU-s, z. Ismail Berisha. Maturantët patën mundësin të marrin përgjigje për gjitha dilemat që i kanë në lidhje me atë për ta vazhduar shkollimin në këtë univezitet.