Shkolla Rinore Ballkanike realizoi takimin e rradhës me pjesmarësit
Të shtunën me 13 Prill 2019 në lokalet e Vizionit M – Gostivar u realizua takimi i tretë me rradhë, pas librit rradhën e kishte teatri. Fillimisht nxënësit dhe studentët patën mundësinë të shiqojnë dramën teatrore “Vetvrasësi” nën regji të Sulejman Rushiti, në të cilën vepër drejtpërdrejt preken problemet reale me të cilat ballafqohet njerëzimi e konkretisht shqiptarët.
Pjesa e dyte u rezervua për debat të drejtpërdrejtë me “fajtorin” kryesor për sjelljen e kësaj drame në skenë, regjisorin Sulejman Rushiti. Pjesmarja e regjisorit e bëri edhe më të plotë këtë vepër për pjesmarësit e Shkollës. Pyetje të shumta u parashtruan nga pjesmarësit, jo vetëm për dramën por edhe për teatrin dhe artin skenik në përgjithësi.