Vazhdojnë takimet e Shkollës Rinore Ballkanike, kësaj radhe me debat mbi filmin shqiptar me metrazh të shkurtë SHOK. Bashkarisht me aktorin Visar Etemi u shiqua filmi SHOK dhe më pastaj vijoji diskutimi mbi mesazhet që përcjell filmi i cili ka qenë i nominuar për çmim Oscar. Përveç debatit mbi filmin me Visarin u bisedua edhe për karrierën e tij si dhe gjendjen e produksioneve filmike. Kësaj radhe programi ishte i zgjeruar, pas debatit të filmit u realizua edhe vizitë e disa vendeve historike në Çarshi të Shkupit ku historiani Besnik Emini na shoqëroi duke na shtuar diturine deri ne detaje mbi ato vende me histori të mahnitshme. Vendet të cilët u vizituan ishin: Kalaja e Shkupit, Posta e vjetër, Xhamia Mustafa Pashë, Kisha “Shpëtimi i Shenjtë”, Kurshumli An, Kapan An, Çifte Amam dhe Daut Pasha.
Shkolla Rinore Ballkanike – SHOK – Visar Etemi, vizitë në Çarshi të Shkupit
0
Share.