Para pallatit të kulturës në Tetovë ShoqataKulturore “Vizioni M” për vitin e dytë me rradhë realizojë projektin “Another brick in the Wall” (Edhe një tullë tjetër në mur). Në këtë projekt anëtarët e kësaj shoqate shprehën revoltën e tyre për kushtet e rënda në arsimin Republikës së Maqedonisë, gabimet në librat shkollorë dhe mosemërtimi i shkollave në gjuhën shqipe.
Në këtë organizim u mbajtë edhe një fjalim nga njënxënës i shkollës mesme, pastaj në mënyrë simbolike në një çarçaf të zi u hodhën librat e ministris së arsimit të botuara nga ShB Prosvetno Dello, ndërkaq në një çarçaf të bardhë (në shenjë falënderimi për mediat për senzibilizimin e opinjonit) u vendosën letra me tituj nga mediat, që kanë pasqyruar kushtet e arsimit shqip në Maqedoni.