Shoqata Kulturore “Vizioni M” si pjesë e projektit të Drejtorisë për Turqit e jashtëm dhe komunitetet mike YTB nga Republika e Turqisë e pa të arsyeshme në vendin tonë ta realizoj projektin e titulluar Books & Movies. Projekti në fjalë kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e leximit të librit dhe filmit, krijim i raporteve dhe njohjeve të reja ndërmjet grupeve të nxënësve, mundësia që të rinjtë të afrohen librit dhe filmit si dhe motivimi i të rinjve për të debatuar dhe diskutuar. Projekti ka filluar me konkursin e hapur që ka zgjatur nga 15 deri më 20 prill, për të mos pasur dallim të madh moshe të drejtë aplikimi të kanë pasur vetëm vitet e treta dhe të katërta të shkollave të mesme. Në projekt janë përfshirë gjithsej 30 nxënës nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari. Forma e realizimit të Books & Movies ka qenë nëpërmjet disa seancave javore ku nxënësve paraprakisht u jepej detyrë të lexojnë librin e caktuar për seancën e radhës si dhe cili film do jetë temë diskutimi.
Librat dhe filmat të cilat janë diskutuar gjatë projektit:
Libri | Autor | Filmi | Mysafir |
Lypsiqarët e Shkupit | Kim Mehmeti | Les Miserbales | Arsim Fazlija – regjisor |
Një natë sa një jetë | Salajdin Salihu | Shok | Visar Etemi – aktor |
Librat e Babait | Luan Starova | The Love of Books – Sarajevo Story | Arben Thaci – regjisor |