Projekti “Kandilat e Bajramit”,këtë vit kishte edhe një simbolikë tjetër, atë të përkujtimit të një kandili që dhunshëm u fik ditë më parë në Kumanovë. Projekti që organizohet tradicionalisht prej vitit 2005, ka për qëllim që të sjellë gëzim tek më të vegjlit, nëpërmjet një shëtitje me tren, tanimë të njohur në Shkup si “Treni i Bajramit”. Këtë vit nuk mundëm të mos e shprehim edhe dhimbjen tonë për vrasjen e një fëmije në Kumanovë pak ditë para kësaj feste. Në kuadër të projektit, u mbajt edhe një manifestim në Çarshi, para xhamisë Murat Pasha, me valle dhe poezi. Siç ndodh rëndom në këtë projekt, edhe kësaj radhe ishte paraparë që treni të vijë deri në zemër të çarshisë, por, këtë vit kjo ishte e pamundur. Na vjen keq që këtë traditë të trenit në Çarshi sivjet dikush e pengoi dhe nuk lejoi që treni të hyjë në Çarshi. Kjo sigurisht që nuk i shërben as festës së Bajramit, por aq më pak atyre që mendojnë se, duke e penguar festën e Bajramit, mund të përfitojnë ne ndonje menyre. Megjithatë, treni erdhi dhe atyre u mbeti turpi. Pas përfundimit të manifestimit, u shpërndanë rreth 500 pako me produkte ushqimore për më të vegjlit, ndërsa u mbajtë edhe ekspozitë e artizanateve, punuar nga aktivistet e shoqatës “PARIMI “. Kandilat e sivjetme u përkrahën nga Qyteti i Shkupit, si dhe ndërmarrjet private “Aldako”,”Letto Flips”, dhe përfaqësusein e brendit Snickers ne Maqedoni kompanin “OrbiKo”.
Kandilat e Bajramit 2016
0
Share.