Shoqata Kulturore “Vizioni M” edhe këtë vit organizoi manifestimin kulturor “Kandilat e Bajramit”, manifestim ky që ka krijuar një traditë disavjeçare, e që organizohet në ditën e fundit të Ramazanit në shenjë të përcjelljes së Muajit të Ramazanit dhe pritjes së Festës së Bajramit Këtë vit, manifestimi “Kandilat e Bajramit” është organizuar në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Kulturore “Parimi”, të cilët kanë organizuar ekspozitën për bizhuteri dhe art. “Fillimi dhe fundi i këtij projekti janë fëmijët. Me qëllim që ata të argëtohen sa më mirë, edhe këtë vit kemi bërë shëtitjen me “Trenin e Bajramit”, i cili shëtiti nëpër lagjet tona duke paralajmëruar ardhjen e Bajramit. Pas shëtitjes, kemi mbajtur edhe një program të shkurtër artistik këtu në Çarshinë e Shkupit”, pjesë e së cilës kanë qenë disa recitale të përgatitura nga fëmijët si dhe disa valle nga grupi i valltarëve, ka njoftuar Ismail Berisha, njëri prej organizatorëve. Në fund u bë edhe shpërndarja e Pakove të Bajramit. Këtë vit janë përgatitur rreth 500 pako për fëmijë, të cilat përmbajnë produkte të ndryshme ushqimore. Ia vlen të ceket se këtë vit ka munguar ndihma e donatorëve, nuk kemi pasur ndonjë përkrahje nga asnjë institucion, me përjashtim të disa donatorëve tradicional, që ndihmuan me artikuj ushqimor për Pakot e Bajramit. Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë këta donatorë që tradicionalisht dëshirojnë të mbesin anonim.
Kandilat e Bajramit 2015
0
Share.