Me datë 10 qershor në Teatrin e Fëmijëve në Shkup u organizua shfaqja teatrale MILI. Në këtë shfaqje me dramat e tyre u prezantuan katër shkolla fillore nga Shkupi. Dramat e përgaditura nga nxënësit referim kishin fletushkën edukative Mili e cila është shpërndarë gjatë këtij viti shkollor. Shfaqja kishte edhe karakter garimi, nga ana e jurisë u vendos që vendin e tretë ta fitojë SHF. Dituria – Saraj, vendin e dytë e ndajtën SHF Liria – Shkup dhe SHF Emin Duraku – Bukoviq ndërsa vendin e parë e fitoi SHF Drita – Rashce. Shpërndarja e fletushkës dhe shfaqja u organizuan si bashkëpunim iFondacioni Dauti, OKH MERHAMET-Tetove dhe SHK Vizioni M. Sponzor të këtij organizimi ishin Ordinanca Stomatologjike Mollar, Shtepia Botuese Logos – A dhe Produksioni HomeWork.
Shfaqja Teatrale – MILI
0
Share.