Me datë 11.02.2017 ne lokalin e shoqatës Vizioni M në Shkup u realizua prezantim i International Balkan University për maturantët pranë shoqatës sonë si dhe shoqërinë e tyre.
Në prezantim ishin të pranishëm diku 20 maturantë të cilët ndogjën ligjërimin nga ana e prodekanit të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik z. Shener Bilall i cili shpjegoi drejtimet, kushtet për të studiuar në këtë univerzitet. z. Sheneri më së tëpërti u përqendrua në pjesën e bursave që ofron ky universitet si një mundësi e mirë për studentët e ardhshëm ta vazhdojnë shkollimin po në këtë universitet. Maturantët patën mundësin të marrin përgjigje për gjitha dilemat që i kanë në lidhje me atë për ta vazhduar shkollimin në këtë universitet.