Takimi i studentëve ndërkombëtar

0

Me datë 04.05 në hapësirat e Kurshumli An në Shkup në organizimin e Federatës së Shoqatës së Studentëve Ndërkombëtar (UDEF), në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Vizioni M dhe Köprü, u organizua takimi i  dytë me radhë i studentëve ndërkombëtar që studiojnë në Maqedoni.

Në këtë aktivitet patë një numër të madhë të studentëve nga etnitere të ndryshme,  ndërsa studentët shqiptar, turq dhe boshnjak prezantuan ushqime tradicionale të kulturave të tyre si dhe interpretuan pika muzikore nga trevat e tyre.

Në aktivititet ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i UDEF-it Lavdrim Berhami, i cili potencoi se UDEF aktivitet të tillë është duke organizuar  në mbarë botën..

Përfaqësuesi i shoqatës Vizioni M  Ismail Berisha, tha se nëpërmjet këtij aktiviteti studentët kanë mundësinë që të prezantojnë kuzhinat, traditat dhe kulturat e tyre.

Kryetari i Shoqatës Köprü, Hüsrev Emin, tha se aktiviteti këtë vit është duke u organizuar për herë të dytë në Maqedoni dhe se nëpërmjet këtij aktiviteti kanë për qëllim që ti promovojnë kulturat e studentëve të cilët studiojnë këtu.

Aktiviteti i tillë pritet të vazhdojë edhe viteve të ardhshme.

 

DSC_0300DSC_0310DSC_0291 DSC_0295 DSC_0296 DSC_0303 DSC_0317 DSC_0326DSC_0328DSC_0333 DSC_0334 DSC_0335Screenshot001

Share.