Shoqata Kulturore Vizioni M sot bëri shpërndarjen e çertifikatave për mbarim të kursit të gjuhës turke organizuar nga SHK Vizioni M nën përkrahje të Institutit Yunus Emre dhe drejtorisë TIKA. Kursi falas i gjuhës turke ka filluar nga viti 2011 me organizimin e kurseve në komunën e Likovës dhe Kumanovës që më pastaj të përfshihen edhe në qytetin e Shkupit dhe Tetovës. Kurset mbahen në pajtueshmëri me programin e Institutit Yunus Emre. Interesimi për këto kurse çdo vit është në rritje dhe planifikohet që edhe viteve në vazhdim të hapen klasa të reja për mësim falas të gjuhës turke. Të pranishëm në shpërndarjen e çertifikatave ishin drejtori i institutit Yunus Emre z. Fuat Korkmaz, koordinatori i agjencionit TIKA për Maqedoni z. Aytekin Ayden, kryetari i Organizatës Humanitare Merhamet z. Ridvan Xhaferi, kryetari i degës së Shkupit të ShK Vizioni M z. Ismail Berisha dhe koordinatori i kurseve të gjuhës turke z. Eljesa Ismaili. Pas mbarimit të ceremonisë të shpërndarjes të çertifikatave nxënësit vizituan konviktin Ensar dhe shoqatën Köprü ku u njoftuan për së afërmi me veprimtarinë e këtyre institucioneve. Kurset e gjuhës turke priten të vazhdojnë edhe viteve të ardhshme.
Ndarja e certifikatave për kursin të gjuhës turke
0
Share.