Me datë 21.07 në lokalet e SHK Vizioni M patëm nderin ta kemi mysafiir kryetarin e shoqatës Mediniyet Burclari z. Ali Dursun. Gjatë vizitës z. Dursun realizoi takim me kryetarin e degës të Shkupit të SHK Vizioni M z. Ismail Berisha si dhe kryetarin e OKH Merhamet z. Ridvan Xhaferi, ku shkëmbyen informata reth aktiviteteve që i bëjnë këta shoqata.
Nga z. Ali Dursun patëm rastin të ndëgjojmë ligjërim me temë “Dinamikat Kulturore të Turqisë” ku ai më së shumti u përqëndrua në faktorët që e përbëjnë kulturën siç janë gjuha, familja, feja dhe traditat kombëtare. Si pjesë që ndikon në kulturën e një populli ai potencoi se është e rëndësishmë vetëdija qytetare për ti shërby shoqërisë e jo të jetojmë veç për vete.
Në fund ai shprehi falënderimet për mikpritjen me shpresë se takime të tilla do relizohen përsëri në të ardhmen.